Humb jetën në aksident në Itali i riu shqiptar

  • E.K /
  • 28 October 2021 - 12:59
Humb jetën në aksident në Itali i riu shqiptar

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 32-vjeçari shqiptar në Itali. Sipas mediave vendase mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në autostradë, teksa shqiptari ishte duke u kthyer nga puna.

32-vjeçari ndërroi menjëherë si paspjë e përplasjes me një kamion, ndërkohë autoritetet kanë bërë me dije se shpejtësia tej normave të lejuara dhe parakalimi i gabuar kanë bërë që makina e shqiptarit tip “Audi A5” të gjendej përpara kamionit dhe të mos kishte mundësi shpëtimi.

I riu jetonte vetëm në Lonato. Siç shkruajnë mediat italiane, ai ka lënë dy prindërit, të cilët jetojnë në Shqipëri.

(Kosova Sot Online)