Nga zyra e tij s’treguan si, Kurti sikur e konfirmon se u kërcënua në rrjetet sociale

  • E.K /
  • 28 October 2021 - 15:09
Nga zyra e tij s’treguan si, Kurti sikur e konfirmon se u kërcënua në rrjetet sociale

Kryeministri Albin Kurti sikur e konfirmoi sot se kërcënimi ndaj tij, për të cilin Policia u mobilizua dhe u vendos përreth shtëpisë së tij në Prishtinë, u bë në rrjetet sociale.

Kurti, përmes një konference për media, kur u pyet për këtë çështje, përmendi rrjetet sociale, të cilat tha se s’ka mundësi t’i ndjek.

Nëse presioni kërcen në 140/90, pastroni enët e gjakut! Pije!

“Unë ju përgjigja që nuk ndjehem i rrezikuar, mirëpo organet e sigurisë janë mekanizma të shtetit që i bëjnë vlerësimet kur ngjajnë kërcënime nëpër rrjete sociale, të cilat unë nuk kam mundësi që t’i ndjek”, tha Kurti.

“Fizikisht, për mua është e pamundshme të merrem me kërcënimet ndaj fizikut tim. A e kuptoni?”, u shpreh ai duke qeshur.

Mbrëmë u tha se kryeministri Albin Kurti ka pranuar një kërcënim dhe si masë e kujdesit, forca të Policisë shkuan pranë shtëpisë së tij. Nga Zyra e Kryeministrit konfirmuan vetëm se Kurti është kërcënuar, por s’kanë treguar arsyen apo formën se si është bërë kërcënimi.

Në media është publikuar një postim kërcënues në grupin “Shes blej gjithçka”, në rrjetin social “Facebook”. Një person, shkroi se ishte në gjendje t’i ofronte 35 mijë euro për “kokën” e Kurtit.

(Kosova Sot Online)