Qindra punëtorë të Ferronikelit pa punë, Kurti nuk i takon

  • A.P /
  • 28 October 2021 - 17:57
Qindra punëtorë të Ferronikelit pa punë, Kurti nuk i takon

Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të “Ferronikelit”  ka protestuar para Qeverisë së Kosovës sot, për shkak se ata kanë mbetur pa punë për shkak të ndërprerjes së prodhimit në këtë kompani.

Kështu ata kanë kërkuar nga Qeveria që t’ua bëjë zgjidhjen punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje që kanë mbetur pa punë si pasojë e ndërprerjes së prodhimit.

Zyrtarë qeveritarë thonë se punëtorët duhet t’i drejtohen për këtë menaxhmentit të kompanisë.

Fehmi Nika, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të “Ferronikelit”, ka thënë se ata e kanë informuar menaxhmentin për gjendjen e tyre, mirëpo kërkojnë ndihmën e Qeverisë sepse kanë mbetur pa paga.

(Kosova Sot Online)