Çka po ndodh e rastin e nënës kosovare që iu refuzua viza derisa vajza e saj e sëmurë po qëndron në Austri?

  • G.G /
  • 29 October 2021 - 10:23
Çka po ndodh e rastin e nënës kosovare që iu refuzua viza derisa vajza e saj e sëmurë po qëndron në Austri?

Në mediat e Kosovës ditë më parë u pasqyrua ankesa e një nëne nga Kosova e cila përmes rrjeteve sociale i reagoi ambasadës së Austrisë në Shkup, pasi kjo e fundit nuk i lëshoi vizë.

Merita Hoxha-Maksuti, rrëfeu se vajza e saj e vogël e quajtur Maja, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, ndodhet për shërim në Austri. Ajo thotë se pas disa përpjekjesh për të siguruar vizën dhe për të shkuar afër vajzës së saj, ambasada austriake në Shkup ka refuzuar ta pajisë me vizë.

Pas reagimeve të shumta nëpër rrjete sociale, ambasada e Austrisë ka dal me një sqarim në faqen e saj zyrtare.

“Ambasada duhet të kontrollojë informacionin nga aplikacioni për plotësinë dhe korrektësinë. Nëse dokumentet mungojnë ose nëse informacioni thelbësor rezulton i pavërtetë, përgjegjësia për këtë nuk është e ambasadës”, thuhet mes tjerash në sqarim.

“Në raste urgjente humanitare kërkesave për viza u jepet përparësi. Në përgjithësi, procedurat e vizave kërkojnë vetëm një vizitë të vetme”, sqaron tutje ambasada derisa thekson se në rast kundërshtimesh ndaj këtij vendimi paraprak, aplikanti mund të paraqesë në ambasadë dokumente shtesë, të cilat duhet të merren parasysh për vendimin përfundimtar.

(Kosova Sot Online)