Vetura përfundon në lum në rrugën Rugovë-Pejë, brenda ndodheshin tre persona

  • E.K /
  • 29 October 2021 - 11:06
Vetura përfundon në lum në rrugën Rugovë-Pejë, brenda ndodheshin tre persona

Vetura përfundon në lum në rrugën Rugovë-Pejë, brenda ndodheshin tre persona

Një vetaksident ka ndodhur sot në rrugën Rugovë-Pejë, te fabrika e ujit, ku një veturë ka përfunduar në lumë.

Në disa pamje që janë publikuar në rrjetet sociale thuhet se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e ngricave të mëngjesit që krijohen gjatë kohës së vjeshtës dhe mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.

Ndërkohë, nga policia kanë bërë të ditur se të lënduar kanë mbetur tre persona, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë.

(Kosova Sot Online)