Vrasja e 27-vjeçarit në treg pas fjalosjes për fidane, prokuroria ngre aktakuzë ndaj të dyshuarit

  • G.G /
  • 29 October 2021 - 16:09
Vrasja e 27-vjeçarit në treg pas fjalosjes për fidane, prokuroria ngre aktakuzë ndaj të dyshuarit

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurit Sh.A., në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë”.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se më 17 prill 2021, rreth orës 12 e 40 minuta  në brendi të Tregut të Gjelbër në Mitrovicë, i pandehuri me dashje ka privuar nga jeta të ndjerin V.F., në atë mënyrë që pas një fjalosje verbale lidhur me rritjen e fidanit të fikut vije deri tek konflikti fizik, ku së pari i ndjeri e godet me gërshërë të pandehurin në kokë dhe i shkakton plagë shqyese në regjionin e kokës, ndërkaq i pandehuri Sh.A., nxjerr revolen dhe e godet viktimën i cili ndërron jetë si pasojë e dëmtimeve të marra.

“Si pasojë e të shtënave të të pandehurit janë plagosur edhe i dëmtuari L.F., si dhe kalimtari i rastit A.A.,.

Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale Vrasja e rëndë”, nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokurori i Shtetit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë, që të pandehurin t’a shpallë fajtorë për veprën e kryer penale dhe ta dënojë sipas ligjit”, thuhet tutje në njoftimin e prokurorisë.

Të afërm të viktimës kanë deklaruar se viktima dhe dorasi nuk janë njohur më parë.

(Kosova Sot Online)