Kika thotë se është bërë pjesë e kabinetit të kryetarit, deklarohet Gazmend Muhaxheri

  • A.P /
  • 29 October 2021 - 17:40
Kika thotë se është bërë pjesë e kabinetit të kryetarit, deklarohet Gazmend Muhaxheri

Ish-kandidati për kryetar të komunës së Pejës nga radhët e PDU-së, Kreshnik Husaj, ka bërë një postim në rrjetin social Facebook duke aluduar se do të jetë pjesë e kabinetit të kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Kreshnik Husaj i njohur me nofkën Kika ka shkruar, “Gati për mandatin e ri. Kryetar të falemnderit për besimin. Pjesë e kabinetit në mandatin 2021-2025.”.

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ai ka mohuar se Kika është pjesë e kabinetit të tij.

“Jo aspak. Akoma s’e kemi marrë asnjë vendim për kabinet”, ka thënë Muhaxheri.

Kujtojmë se Kreshnik Husaj në zgjedhjet e fundit lokale ka marrë vetem 120 vota. Gazmend Muhaxheri është zgjedhur kreytar i komunës se Pejës për herë të tretë. Në zgjedhjet e fundit dhe ato para tyre ka fituar pa balotazh.

(Kosova Sot Online)