Vdes drejtuesi i motoçikletës pas aksidentit me një veturë në Vushtrri

  • A.P /
  • 29 October 2021 - 20:27
Vdes drejtuesi i motoçikletës pas aksidentit me një veturë në Vushtrri

Ka vdekur një 36-vjeçar, drejtuesi i motoçikletës në aksidentin e sotëm që ndodhi në Vishtrri.

Sot, rreth orës 14:30, në rrugën magjistrale Mitrovicë-Vushtrri, më saktësisht në fshatin Dobërllukë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

Lajmin  e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se në aksident është përfshirë një automjet me targa vendore dhe një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës viktima i moshës 36 vjeçar.

“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ndërsa të dyshuarit- drejtuesit të automjetit, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit”.

(Kosova Sot Online)