Reuters: Kosovarët po vdesin nga qymyri

  • G.g /
  • 30 October 2021 - 10:42
Reuters: Kosovarët po vdesin nga qymyri

Mediumi i njohur, “Reuters” ia ka kushtuar artikulli njërit nga qytetet e Kosovës, Obiliqit.

Përmes stories së Skender Smajlit, 64 vjeç, “Reuters” tregon për vështirësitë që kanë qytetarët e kësaj rrethine për shkak të termocentraleve me qymyr.

Skender Smjali kalon 15 orë në ditë në një tub oksigjeni për shkak të asaj që mjekët e tij thonë se është sëmundje kronike pulmonare e shkaktuar nga dekada ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit të emetuar nga fabrikat e vjetra me qymyr të zakonshëm.

Smajli tha se atij dhe kolegëve “duhej të pastronin furrat ku digjej qymyri, në temperatura të larta dhe me shumë pluhur dhe hi”.

Besim Morina, një mjek pulmonolog që ka trajtuar Smajlin, tha se ai ishte diagnostikuar kryesisht me sëmundje pulmonare obstruktive kronike në të cilën puna e tij në termocentralin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) “ishte faktori kryesor”, si dhe të jetuarit afër saj.

“Shumica e miqve të mi (në uzinë) kanë vdekur nga kjo”, tha Smajli.

Në një raport të vitit 2019, Banka Botërore tha se ndotja e ajrit vret rreth 760 njerëz çdo vit në Kosovë, një vend i vogël ballkanik, i privuar ekonomikisht prej 1.8 milionë banorësh.

“Komuna e Obiliqit ka rreth 30 për qind më shumë pacientë me sëmundje kronike të frymëmarrjes dhe 30 për qind më shumë raste të tumoreve malinje (kanceri) sesa pjesët tjera të Kosovës si pasojë e ndotjes së mjedisit,” tha Haki Jashari, drejtor i shërbimit të ambulancës në Obiliq.

Në fillim të këtij muaji, Komisioni Evropian i kërkoi Kosovës, e cila prodhon më shumë se 90 për qind të energjisë elektrike në dy termocentralet e Obiliqit, të heqë dorë nga varësia nga “furnizimi me energji të rrezikshme për shëndetin” nga qymyri.

(Kosova Sot Online)