Asnjë i vdekur, 25 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 30 October 2021 - 15:03
Asnjë i vdekur, 25 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

25 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, përmes një postimi në faqen zyrtare.

MSh’ja ka njoftuar se këto raste janë konfirmuar pas testimit të rreth 2 mijë mostrave.

Raste të vdekjeve s’janë regjistruar, derisa janë shëruar nëntë pacientë.

Aktualisht, janë 445 raste aktive.

“Nga 1.801 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.326. Në total numri i rasteve aktive është 447”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

(Kosova Sot Online)