Foto e papublikuar më parë: Lutfi Haziri në uniformë ushtarake

  • E.K /
  • 30 October 2021 - 16:55
Foto e papublikuar më parë: Lutfi Haziri në uniformë ushtarake

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri në një fotografi të rrallë të tij, shihet me uniformë ushtarake dhe i armatosur me një automatik dhe një revole.

Nënkryetari i LDK-së ka shpjeguar  vërtetësinë fotografisë së shkrepur.

“Pas daljes nga burgu është bërë kjo foto, në kohën kur kam qenë ilegal në Kosovë përshkak të luftës, fotografia është diku e marsit 1999”, ka thënë Haziri.

Haziri që do përballet në balotazh me kandidatin e VV-së synon ta vazhdojë mandatin e tretë radhazi si kryetar i Gjilanit.

(Kosova Sot Online)