Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në Kosovë

  • A.P /
  • 31 October 2021 - 10:55
Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në Kosovë

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 64 pacientë janë në trajtim mjekësor nga COVID-19 në klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, 12 prej tyre në Shqipëria që po marrin trajtim në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë.Prej tyre, 33 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 10 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë, post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient

Spitali i Gjakovës, 12 pacientë

Spitali i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Gjilanit, 1 pacient post-covid

Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë

Spitali i Ferizajt, 3 pacientë.

(Kosova Sot Online)