Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

  • A.P /
  • 31 October 2021 - 12:31
Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në 5 ditët e ardhshme temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.

Sipas këtij instituti, java e parë e muajit nëntor do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm.

Ndërsa, reshje shiu parashihen ditën e martë dhe vende-vende edhe të mërkurën dhe ditën e enjte.

Njoftimi i plotë:

Parashikimi i motit për pesë ditë (01 – 05 nëntor 2021)

Java e parë e muajit nëntor do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Reshje shiu parashihen ditën e martë dhe vende-vende edhe të mërkurën dhe ditën e enjte.

Ndërsa ditët tjera kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. Në fushat termike do të ketë rritje të lehta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7 m/s.

(Kosova Sot Online)