Aksident i rëndë/ Autobusi përplaset me kombibus, 1 person humb jetën, 4 të plagosur

  • A.P /
  • 31 October 2021 - 15:40
Aksident i rëndë/ Autobusi përplaset me kombibus, 1 person humb jetën, 4 të plagosur

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e së dielës në aksin rrugor Qafë Thanë-Librazhd. Bëhet e ditur se rreth orës 14:35, në aksin rrugor Qafë Thanë-Librazhd, në vendin e quajtur “Guroja”, një autobus që drejtohej nga një 55-vjeçar është përplasur me një furgon që drejtohej nga një 60-vjeçar.

Për pasojë, ka humbur jetën shoferi i furgonit dhe kanë mbetur të lënduar katër pasagjerë që ndodheshin në autobus. Të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(Kosova Sot Online)