Arkivol brenda lokalit, kështu e shënuan Halloween-in mbrëmë prishtinasit

  • E.K /
  • 01 November 2021 - 10:03
Arkivol brenda lokalit, kështu e shënuan Halloween-in mbrëmë prishtinasit

31 tetori apo njohur ndryshe si “Nata e Shtrigave” viteve të fundit ka gjetur vend edhe në organizimet e kosovarëve.

Njësoj ndodhi edhe të dielën mbrëma, ku shumë prej tyre zgjodhën ta shënojnë në mënyra të ndryshme.

Të rinj e të reja u grimuan e u veshën ndryshe, disa në mënyrë të frikshme e disa më të lezetshme për të shënuar këtë datë.

Por një gjë aspak të zakonshme e bënë në një lokal në Prishtinë.

Pronarët organizuan një gjë mjaftë të frikshme ku në lokal sollën një arkivol të cilin po e mbanin katër persona të maskuar.

(Kosova Sot Online)