Deklaroi se nuk ka asgjë, Dogana ia gjen nën ulëse 10 telefona

  • E.K /
  • 01 November 2021 - 10:56
Deklaroi se nuk ka asgjë, Dogana ia gjen nën ulëse 10 telefona

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikë kalimin kufitar në Vermicë, është parandaluar kontrabanda me telefona mobil.

Sipas njoftimit të Doganës, telefonat kanë qenë në një kombi-bus me targa kosovare, i linjës Prishtinë-Ulqin-Prishtinë.

Aty janë gjetur dhjetë telefona mobil të llojit Samsung Galaxy A32, së bashku me adaptera, të cilët janë konfiskuar.

“Në pikë kalimin kufitar të Vermice ështe paraqitur kombi-bus me targa kosovare i linjës Prishtinë-Ulqin-Prishtinë, pas pyetjes nga ana e Oficerve doganor personi përgjegjës është përgjigjur qe nuk ka asgjë, pastaj i njëjti automjet është selektuar për kontrollë në vijën e dytë. Gjatë kontrollës nën karrikë e parë është hasur në mallra të padeklaruara: – Telefona të menqur Samsung Galaxy A32 në sasi prej 10 copë në paketim së bashku me adaptera (mbushëse). Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për kundërvatje doganore”, ka njoftuar Dogana.

(Kosova Sot Online)