Pas Kurtit, Rama i shkon në vizitë 'vëllait të madh' Vuçiqit

  • G.G /
  • 01 November 2021 - 10:57
Pas Kurtit, Rama i shkon në vizitë 'vëllait të madh' Vuçiqit

Kryeminsitri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, i cili u dorëhoq mbrëmë, do të vizitojnë Serbinë më 3 dhe 4 nëntor për të marrë pjesë në një takim për “Ballkanin e Hapur”.

Këtë e kanë bërë të ditur mediat serbe.

Në këtë takim pritet që të diskutohet për hapat e tjerë për konkretizimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave ndërmjet vendeve që janë pjesë e kësaj iniciative.

“Ballkani i Hapur” është emërtimi i ri i bashkëpunimit rajonal mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që Kosova e ka kundërshtuar vazhdimisht këtë nismë.

(Kosova Sot Online)