A ishte e dyshimtë vdekja e Rugovës – flet truproja i tij Elez Nikçi

  • G.g /
  • 01 November 2021 - 11:06
A ishte e dyshimtë vdekja e Rugovës – flet truproja i tij Elez Nikçi

Truproja e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Elez Nikçi, ka folur në lidhje me vdekjen e Rugovës.

Ai ka thënë se nuk do të donte tu besonte teorive për dyshime në vdekjen e Ibrahim Rugovës.

Nikçi theksoi se ndoshta mund të ketë dikush përshtypje se vdekja e tij ishte e dyshimtë, për shkak të qëndrimit të tij për përfundim të bisedimeve me Serbinë.

“Nuk kisha me thënë, por ndoshta lë përshtypje në aspektin politik, ndoshta mund të shkojë mendja sepse ai ka përfunduar njëherë e përgjithmonë bisedimet me Serbinë, ka pas thanë definitivisht që në Vjenë i kemi nda që thonë në gjuhën popullore, dhentë e dhitë me Serbinë”, tha Nikçi.

Tutje, Nikçi u shpreh se nga qëndrimet e tij, mund të tërhiqet një diagonale në këto teori për shkak se ai ka qenë këmbëngulës.

“Ndoshta nga ai prizëm mund të tërhiqni një diagonale që ai ka qenë aq këmbëngulës që ka përfundu bisedimet me Serbinë edhe kemi fituar të drejtën e Gjykatës Ndërkombëtare për pavarësi, pse të bisedohet më me Serbinë, Ndoshta qëndrimi i tij lë pak aty, por unë nuk kisha me i besu asaj”, u shpreh Nikçi në Kojshia Show.

https://www.youtube.com/watch?v=3BIlS0fIFrw&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)