Kryesia sërish nuk vendos për seancën plenare

  • E.K /
  • 01 November 2021 - 12:27
Kryesia sërish nuk vendos për seancën plenare

Kryesia e Kuvendit të Kosovës as sot nuk ka vendosur për caktimin e seancës plenare. Të njëjtit pritet të mbledhen sërish javën e ardhshme për vendimmarrje.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, duke arsyetuar dështimin e mbledhjes, tha se gjatë kësaj jave do të takohen grupet punuese për MSA-në.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, kritikoi qeverinë për gazsjellësin, duke përmendur nevojën e debatit për këtë çështje në legjislativ.

Kritik u shfaq edhe shefi i grupit parlamentar te AAK-së, Besnik Tahiri, i cili tha se Kuvendi është jofunksional tash e sa javë.

(Kosova Sot Online)