Konfirmohen 5 raste të reja me koronavirus sot në Kosovë

  • E.K /
  • 01 November 2021 - 15:03
Konfirmohen 5 raste të reja me koronavirus sot në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24-orëve të fundit janë shënuar 5 raste me Covid-19.

“Nga 1.115 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes”, njofton MSh.

Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.360.

Në total numri i rasteve aktive është 430, vijon njoftimi i MSH-së.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

(Kosova Sot Online)