Raportimet se rusi i shpallur non-grata është në Prishtinë, reagojnë nga Presidenca

  • E.K /
  • 02 November 2021 - 09:06
Raportimet se rusi i shpallur non-grata është në Prishtinë, reagojnë nga Presidenca

Shefi i Stafit në Presidencë, Blerim Vela, ka reaguar pas raportimeve se një person që është shpallur non grata është parë në Kosovë.

Përmes një postimi në Twitter, Vela ka thënë se personi për të cilin po raportohet është vozitësi i Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Kosovë dhe jo Denis Vengerskii.

Sipas tij, zyrtarët e Zyrës Ndërlidhëse Ruse e kanë lëshuar territorin e Republikës së Kosovës brenda 24 orëve pasi janë shpallur persona “non grata”.

“Dezinformate: personi ne foto eshte vozitesi i Zyres Nderlidhese Ruse ne Kosove dhe jo Denis Vengerskii. Zyrtaret e Zyres Nderlidhese Ruse e kane leshuar territorin e Republikes se Kosoves brenda 24 oreve nga shpallja persona non grata”, ka shkruar Vela.

Ndryshe, Top Chanel ka raportuar dje se rusi i shpallur “non-grata”, nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe nga Presidenca është parë në qendër të Prishtinës, vetëm 200 metra larg Qeverisë dhe Presidencës.

(Kosova Sot Online)