Ministrja Gërvalla raporton sot në Komisionin për Integrime Evropiane

  • E.K /
  • 02 November 2021 - 09:41
Ministrja Gërvalla raporton sot në Komisionin për Integrime Evropiane

Zëvendëskryeministrja, njëherit edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë (MPJD), Donika Gërvalla do të raportojë sot në Komisionin për Integrime Evropiane.

Në rend dite në këtë komision do të jetë shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-007 për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Komisioni do të mblidhet në orën 11:00.

(Kosova Sot Online)