Familja e shet vajzën 9 vjeçe për një burrë 55 vjeç

  • E.K /
  • 02 November 2021 - 10:33
Familja e shet vajzën 9 vjeçe për një burrë 55 vjeç

Nëntëvjeçarja Parwana Malik po qesh me shoqet e saj teksa luajnë me litar. Megjithatë e qeshura e saj do të zhduket sapo të kthehet në shtëpi, kur mëson fatin e saj: Po shitet te një i huaj si nuse e tij.

Burri që dëshiron ta blejë Parwanan thotë se është 55-vjeçar, por për të “është një burrë i moshuar”. Ajo shpreh shqetësimin për CNN se ai do ta rrahë e do ta detyrojë të kryejë punët e shtëpisë.

Për katër vjet, familja e saj ka jetuar në një kamp në provincën Badghis, duke mbijetuar me vetëm një dollar në ditë. Por jeta u përkeqësua që kur talebanët morën pushtetin më 15 gusht. Që nga ajo ditë ekonomia ka kolapsuar.

Familjet janë duke gjetur rrugë për të tejkaluar krizat.

Në një video të rrallë, CNN-i ka kapur momentin e shitjes. Aty dëgjohet i ati teksa i kërkon burrit të cilit ia shet të bijën, që të kujdeset për të.

Për kompensim ai merr rreth dy mijë dollarë.

(Kosova Sot Online)