Dorëzohet në polici Ardit Zymberi, i dyshuar për vrasjen e 25-vjeçarit në Mitrovicë

  • E.K /
  • 02 November 2021 - 12:55
Dorëzohet në polici Ardit Zymberi, i dyshuar për vrasjen e 25-vjeçarit në Mitrovicë

A. Z., 23 vjeçar është vetdorëzuar sot në polici, i kërkuar për vrasjen e A.M., 25-vjeçar të shtunën në Mitrovicë.

Pas procedurave të nevojshme intervistuese, të dyshuarit A. Z., me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Hetimet në kërkim të të dyshuarit tjetër L. B., 21 vjeçar janë duke vazhduar, njofton policia.

A.M., vdiq nga plagët e marra me thikë dhe tragjedia erdhi si pasojë e një zënke, ka njoftuar policia.

L.B., i cili po vazhdon të kërkohet nga policia, ka dosje të trashë në polici për vepra të ndyshme penale, kanë njoftuar burimet e Expressit.

Një ditë pas vrasjes policia ka njoftuar për bastisjen e lokacioneve, të cilat dyshohej se ishin strehë e të dyshuarve.

Në një lokacion, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë të gjatë -mitraloz me disa fishekë dhe një sasi e dyshuar që mund të jetë substancë narkotike.

25-vjeçari i vrarë është varrosur të shtunën.

Rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)