Vulin falënderon Armeninë për mosnjohjen e Kosovës

  • G.G /
  • 02 November 2021 - 13:53
Vulin falënderon Armeninë për mosnjohjen e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin ka falënderuar Armeninë për siç tha qëndrimin e saj parimor në çështjen e mosnjohjes së Kosovës.

Këtë ai e tha gjatë një takimi që pati me ambasadorin e Armenisë në Serbi, Ashot Hovakimian, me të cilin ka biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e punëve të brendshme.

Ai raportohet se ka theksuar mbështetjen që Armenia i ka dhënë Serbisë kundër siç thonë në MPB-në e Serbisë “pranimit të Kosovës në Interpol”.

(Kosova Sot Online)