Shumë i sëmurë, këto janë këpucët që përdor Erdogan për të qendruar në këmbë (Video)

  • G.G /
  • 02 November 2021 - 14:21
Shumë i sëmurë, këto janë këpucët që përdor Erdogan për të qendruar në këmbë (Video)

Mediat e huaja kanë zbuluar detaje të tjera në lidhje me gjëndjen shëndetësore të Presidentit turk Erdogan pas problemeve të shfaqura gjatë kohëve të fundit me mbajtjen e ekuilibrit dhe ecjen. Një ditë më parë, ai u filmua teksa ecte me shumë vështirësi në pallatin presidencial, ndërsa me zor qendronte edhe në këmbë.

Në sytë e ekspertëve të fushës ranë këpucët speciale që ai përdorte. Bëhet fjalë për këpucë të cilat balancojnë ekuilibrin e atij që i vesh në rastet kur ka vështirësi në ruajtjen e tij.

Këpucët në fjalë mbahen kryesisht nga të moshuar ose persona që kanë probleme me qendrimin në këmbë.

Disa javë më parë, “Foreign Policy” shkruante se Erdogan e ka thuajse të pamundur që të vijojë të drejtojë Turqinë deri në zgjedhjet e vitit 2023 për shkak të problemeve shëndetësore.

Gazetarë opozitarë turq flasin për kancer në zorrën e trashë, por kjo nuk është konfirmuar asnjëherë nga autoritetet turke, të cilat kanë qenë shumë të rezervuara në lidhje me shëndetin e liderit turk.

Edhe pse nuk është konfirmuar zyrtarisht asnjëherë nga qeveria turke, ka të dhëna që Erdogan vuan prej vitesh nga një sëmundje e rëndë, por gjendja është përkeqësuar gjatë muajve të fundit ku në disa dalje publike ai me zor ka mbajtur edhe ekuilibrin.

https://www.youtube.com/watch?v=0qrMo_drNKQ&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)