Kamerës për siguri në trafik i del një pengesë e pazakontë – papagalli

  • E.K /
  • 02 November 2021 - 15:09
Kamerës për siguri në trafik i del një pengesë e pazakontë – papagalli

Një kamerë për sigurinë në trafik në Brazil për pak çaste nuk ka ofruar pamje të qartë të rrugëve. Jo për faj të pajisjes, por për shkak se një papagall u lëshua para saj. Ai dukej kureshtar.

Kompania për vëzhgimin e trafikut i publikoi pamjet nga kamera e vendosur përskaj një autostrade në Curitibia, duke e quajtur sjelljen e papagallit “vizitë të veçantë”, shkruan BBC.

Papagalli që shihet afër kamerës në komunitetin shkencor njihet si specia me emrin “amazona aestiva”.

(Kosova Sot Online)