Vetëm 5 mijë e 751 vaksina Anti-COVID administrohen në 24 orët e fundit në Kosovë

  • E.K /
  • 02 November 2021 - 15:18
Vetëm 5 mijë e 751 vaksina Anti-COVID administrohen në 24 orët e fundit në Kosovë

5 mijë e 751 vaksina Anti-COVID janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri kanë treguar se numri i vaksinave të administruara deri tani ka shkuar në 1 milion e 568 mijë e 983.

Të vaksinuar me dozën e parë sipas MSH’së janë 838 mijë e 946 persona.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.751 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.568.983 doza të vaksinës. Deri më sot 730.037 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë“, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

(Kosova Sot Online)