Konjufca kujton Zhitinë dhe Fazliun: Të bindur se pa pushkë nuk vjen liria, ishin shkëndija e parë e UÇK-së

  • A.P /
  • 02 November 2021 - 20:06
Konjufca kujton Zhitinë dhe Fazliun: Të bindur se pa pushkë nuk vjen liria, ishin shkëndija e parë e UÇK-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kujtuar dy heronjtë Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun, të cilët ishin vrarë në këtë datë 32 vjet më parë në një përleshje me forcat serbe.

Konjufca thotë se të dytë ishin shkëndija e parë e UÇK-së, të cilës më pastaj iu bashkuan edhe shumë djemë e vajza të reja.

“Sot u mbushën 32 vjet nga rënia në altarin e lirisë e Heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Afrimi dhe Fahriu ranë heroikisht në Bregun e Diellit, pas një përballjeje të armatosur me makinerinë ushtarake e policore të Serbisë gjenocidiale”, shkruan ai në rrjetin social Facebook.

“Të bindur se pa pushkë nuk vjen liria, Afrimi dhe Fahriu ishin shkëndija e parë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, së cilës iu bashkuan mijëra djem e vajza dhe e cila vulosi lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Lavdi e përjetshme heroizmit të Afrimit e Fahriut dhe të gjithë të rënëve në themelet e Republikës tonë!”, përfundon Konjufca.


(Kosova Sot Online)