Rumania pajtohet që të ndërtojë një reaktor nuklear amerikan për prodhimin e energjisë

  • A.P /
  • 02 November 2021 - 20:41
Rumania pajtohet që të ndërtojë një reaktor nuklear amerikan për prodhimin e energjisë

I dërguari Special i Presindetit të SHBA’së për çështje të Klimës, John Kerry, ka njoftuar se Rumania është pajtuar që të nis përpjekjet për ndërtimin e një reaktori të vogël modular të SHBA-së (SMR). Kerry ka thënë se vendimi i Rumanisë për të shfrytëzuar teknologjinë më të avancuar amerikane për energji të pastër është një hap tepër i madh.

Një investim i tillë amerikan që do të kushtojë miliarda dollar do të mundësojë krijimin e qindra vendeve të reja të punës dhe do të jetë një tregues i përkushtimit të SHBA-së për energji të pastër në kohën kur bota po përballet me krizën e energjisë.

Në njoftimin e DASH thuhet se shumë vende e kanë identifikuar energjinë nukleare si një komponent të rëndësishëm të planeve të tyre klimatike.

Ky hap i Rumanisë është parë si një vendim që do të prodhojë një momentum të rëndësishëm për reduktimin e emetimit në Evropë.

(Kosova Sot Online)