“Njëri e mbajti për krahu një grua e tjetri ia grabiti portofolin”, arrestohet një 16-vjeçar në Ferizaj

  • E.K /
  • 03 November 2021 - 09:16
“Njëri e mbajti për krahu një grua e tjetri ia grabiti portofolin”, arrestohet një 16-vjeçar në Ferizaj

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 20:35 , stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën ‘Zenel Hajdini’’ në Ferizaj është një rast i grabitjes.

Sipas PK’së, në lidhje me këtë policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka mësuar se dy persona të dyshuar, njëri duke e mbajtur me forcë për krahu viktimën grua kosovare dhe tjetri i dyshuar me forcë i grabit nga çanta portofolin me dokumente dhe para në vlerë prej 90 euro .

“Disa qytetarë me të dëgjuar reagimet e viktimës femër, i dalin në ndihmë dhe arrijnë që ta ndalojnë njërin të dyshuar me inicialet M.B ( M/K) i moshës 16 vjeçar, ndërsa tjetri ik në drejtim të panjohur. I dyshuari, arrestohet nga policia dhe shoqërohet në stacionin policor në Ferizaj”, thuhet nga PK.

Sipas policisë, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 24 orë.

“Pas intervistimit nga policia, në prani të prindit të tij dhe avokatit mbrojtës me detyrë zyrtare, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 24 orë , për procedura të mëtejme hetimore, në kërkim edhe të dyshuarit të dytë. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar dhe lavdëruar qytetarët , për guximin dhe shembullin e treguar , për ndihmën e ofruar qytetares dhe ndalimin e të dyshuarit gjatë grabitjes,” thuhet tutje nga policia.

(Kosova Sot Online)