‘Lufta’ për Prishtinën: LVV merr 17 ulëse, LDK 14

  • E.K /
  • 03 November 2021 - 11:14
‘Lufta’ për Prishtinën: LVV merr 17 ulëse, LDK 14

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të shpallë rezultatet përfundimtare për ulëset në kuvende komunale.

Pritet që në Komunën e Prishtinës, Lëvizja Vetëvendosje të ketë siguruar 17 ulëse në kuvend, ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës 14 ulëse.

Po ashtu, Partia Demokratike e Kosovës sipas informacioneve ka siguruar 9 ulëse në kuvendin e kryeqytetit.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6 ulëse, ndërkaq Aleanca Kosova e Re 3.

Ndërkaq, nga një ulëse Lëvizja për Bashkim dhe Nisma Socialdemokrate.

Ndryshe, në garën e balotazhit me 14 nëntor, Arben Vitia i LVV-së, është në garë me Përparim Ramën e LDK-së.

Vitia prin me 42,54% të votave në raundin e parë, ndërkaq, Përparim Rama me 29,17%

(Kosova Sot Online)