Urgjentisht duhet vepruar për ta pastruar drejtësinë e inkriminuar

Urgjentisht duhet vepruar për ta pastruar drejtësinë e inkriminuar
Urgjentisht duhet vepruar për ta pastruar drejtësinë e inkriminuar

Arsim Haziri

  • 03 November 2021 - 07:37

Shkruan: ANALISTI - Arsim Haziri

Mbase pikërisht ki rast i Gjykatës Themelore në Pejë, që do të duhej të ishte i fundit i kësaj natyre të gjykimit të pa drejtë, duhet të shërben për të hetuar dhe vlerësuar punën e secilit gjyqtar, duke i detyruar jo vetëm në mbajte të seancave publike, por edhe publikimin e aktgjykimeve të secilit veç e veç, për ti dhënë shans opinionit publik dhe shoqërisë civile që të përcjellin vlerësojnë dhe ushtrojnë trysni në kupolën drejtuese për adresimin e përgjegjësive disiplinore për secilën shkelje të zbuluar dhe të bërë me qëllim përfitimit korruptiv nga të akuzuarit. Dyshimet për korrupsion në sistemin e drejtësisë sa po vijnë e po ngarkohen dita ditës dhe po forcohen.

Këtë javë të fundit të Tetorit, qytetarët e Kosovës po e mbyllin edhe më një lajm të keq e skandaloz sa i takon një vendimi të gjyqësorit të Kosovës, vendim skandaloz e që nuk i bënë nderë sistemit të sundimit të ligjit. Ndëshkimi i dhunuesit të një adoleshente me vetëm 8 muaj burg është jo zbatim i ligjit por një dhunim i drejtësisë dhe ligjit, pra dhunim i dyfishtë nga ata që duhet ta ndajnë drejtësinë dhe ta luftojnë padrejtësinë. Pas këtij rasti, mendoj që të gjitha institucionet legale dhe kushtetuese duhet vepruar për rehabilitimin e situatës. Gjithsesi, ku skandal duhet ta sjell një tërmet të madh të fillimit të shkundjes së pandalshme të gjyqësorit të skandalizuar të Kosovës.

Rasti që ndodhi në Gjykatën e Pejës, kur dhunuesi i vajzës së mitur dënohet me 8 muaj burg dhe vlerësohet me “sjellje korrekte” si masë lehtësuese, e vlerësuar nga prokuroria dhe gjykata është një storje e zezë turpi që nuk mundë të pastrohet as të harrohet lehtë, duhet filluar dhe pastruar tërë këtë sistem skandalizuar. Konsideroj së ishte mjaft i drejtë deklarimi i Kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci, i cili duke komentuar rastin e dënimit të të akuzuarit për dhunimin e 15-vjeçares tha se duhet të hulumtohen edhe më shumë raste të dhunimit, dhe të ashpërsohen masat e ndëshkimit ndaj rasteve të tilla, kurse ndaj rastit konkret, ndaj gjyqtares, të merren masa ndëshkuese disiplinore. Në rastin konkret, përgjegjësia e KGJK-së për të ndërmarr masa të ashpra disiplinore bëhet akoma më e domosdoshme sepse është raportuar që pas publikimit të këtij vendimi skandaloz, ka filluar të thellohet akoma më shumë skandali lidhur me gjyqtaren përkatëse sepse gjykatësja e ka fshehur rastin e dhunimit të 15 vjeçares.

Ky është edhe një abuzim tjetër përveç vonimit të rastit i cili ka ndodhur në vitin 2012 dhe është vonuar plot 9 vjet derisa është gjykuar. Derisa në dosjen e gjyqtares Florije Zatriqi, figurojnë me qindra raste të tjera të cilat ajo i ka shtjelluar, dhe rasti i 15 vjeçares nuk figuron askund në faqen zyrtare të Gjykatës Themelore në Pejë, atëherë këtu dyshimi për abuzim vjen e bëhet akoma më i bazuar dhe nevoja për masa disiplinore akoma më e argumentuar. Mbase pikërisht ki rast i Gjykatës Themelore në Pejë, që do të duhej të ishte i fundit i kësaj natyre të gjykimit të pa drejtë, duhet të shërben për të hetuar dhe vlerësuar punën e secilit gjyqtar, duke i detyruar jo vetëm në mbajte të seancave publike, por edhe publikimin e aktgjykimeve të secilit veç e veç, për ti dhënë shans opinionit publik dhe shoqërisë civile që të përcjellin vlerësojnë dhe ushtrojnë trusni në kupolën drejtuese për adresimin e përgjegjësive disiplinore për secilën shkelje të zbuluar dhe të bërë me qëllim përfitimit korruptiv nga të akuzuarit. Dyshimet për korrupsion në sistemin e drejtësisë sa po vijnë ë po ngarkohen dita ditës dhe po forcohen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".