Pendarovski shfrytëzon Samitin për Klimën në Glasgow që të takohet me Bidenin
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, e ka shfrytëzuar Samitin për Klimën në Glasgow të Skocisë për t’u takuar me preisdentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Ambasada e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut publikoi në Twitter një fotografi të Pendarovskit me Bidenin.
“Krahas Samitit për Klimën në Glasgow, Presidenti Joe Biden pati një takim të shkurtër me Presidentin Stevo Pendarovski”, shkruan ambasada amerikane.
Më shumë se 100 udhëheqës globalë, që po marrin pjesë në konferencën e Kombeve të Bashkuara për klimën në Gllasgou të Skocisë, nënshkruan një zotim për të ndaluar dhe anuluar shpyllëzimin deri në vitin 2030.
Deklarata e përbashkët u nënshkrua gjatë bisedimeve për klimën, të njohura si COP26, nga liderët e vendeve që kolektivisht përbëjnë 85 për qind të pyjeve të botës.
On the sidelines of #COP26 in Glasgow @POTUS Biden had a brief meeting with President @SPendarovski. pic.twitter.com/KFVZFLdgWD
— U.S. Embassy North Macedonia (@USEmbassySkopje) November 2, 2021
(Kosova Sot Online)