Me këtë veprim, sot Policia e Kosovës ka kursyer vdekjen e pleqve nëpër motele

  • G.G /
  • 03 November 2021 - 12:40
Me këtë veprim, sot Policia e Kosovës ka kursyer vdekjen e pleqve nëpër motele

Një sasi e barnave është konfiskuar nga Policia e Kosovës, në Zhegër, të dyshuara se ishin kontrabanduar. Sipas të dhënave që ka bërë publike Policia e Kosovës, në mesin e barnave të konfiskuara si dëshmi kishte edhe barna për stimulim seksual të llojit “Kamagra”.

Sipas komunikatës për medie, Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje-Kaçanik, Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Zhegër, gjatë kryerjes së detyrave në parandalimin dhe zbulimin e kontrabandës, me datë 02.11.2021, rreth orës 21:10, në rrugët e fshatit Zhegër, fshat i cili shtrihet afër vijës kufitare me Republikën e Maqedonisë veriu, kanë identifikuar një automjet (kombi), si të dyshuar që mund të kontrabandonte mall.

“Pas ndërmarrjes së veprimeve operative dhe hetimore, automjeti kombi i braktisur në një rrugë është lokalizuar nga Policia si dhe, pronari i automjetit është identifikuar dhe ndodhet në kërkim”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, Policia njofton se gjatë kontrollimit të automjetit të dyshuar janë gjetur një sasi e konsiderueshme e llojeve të ndryshme të barnave të cilat janë konfiskuar si prova/dëshmi relevante:

ü Kamagra 19X50x7,

ü Daleron 25x8x500,

ü Kalcium 6x40x50+40x40x50,

ü Testosterone118x5x10,

ü Clenbutero l94x5x100,

ü Lunata 5x12x10,

ü Sintrom 1000 x20,

ü Lexilium 22x10x30,

ü Sulfaspalim 98×50,

ü Vitamin A+D3 120×50,

ü Cutirox 470×50,

ü Ketanol 200×10,

ü Salbutamol 198x10x60,

ü Volsulfleks 59×30+28×60,

ü Karopelidol 150×25,

ü Klindamicin 141×16,

ü Alvotadin 20 – Sirup,

ü Deprozel 40×20,

ü Stugeran 300×50,

ü Andol 49×20,

ü Oikomid 305×60,

ü Hepathrumbin –H 50×10 +50Mast,

ü Torecan 110×50,

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent për veprime të mëtejme ligjore.

(Kosova Sot Online)