Kësaj moshe i takon viktima e sotme e COVID-19 në Kosovë

  • A.P /
  • 03 November 2021 - 15:41
Kësaj moshe i takon viktima e sotme e COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar edhe një viktimë nga COVID-19.

Viktimë gjatë kësaj kohe është një burrë mbi 80 vjeç nga Skenderaj.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 21 raste të reja të infektuara me koronavirus.

3 raste të infektuara janë të moshave 10-19 vjeçare, 3 të moshave 20-29 vjeçare, ndërsa 4 të moshës 30-39 vjeçare.

Prishtina prinë me numrin më të madh të rasteve të reja në 24 orët e fundit me gjithsej 7 raste, pastaj Kamenica me 2 dhe Drenasi me 2.

(Kosova Sot Online)