Gjermania po përjeton ‘pandeminë masive mes të të pavaksinuarve’

  • A.P /
  • 03 November 2021 - 16:34
Gjermania po përjeton ‘pandeminë masive mes të të pavaksinuarve’

Pushimi i vjeshtës në Gjermani shkaktoi një valë të re, të katërt të pandemisë, kryesisht te të pavaksinuarit, me më shumë se 20,000 raste të reja dhe 194 vdekje të raportuara të mërkurën.

“Aktualisht jemi duke përjetuar një pandemi kryesisht mes të pavaksinuarve dhe është masive”, tha ministri i shëndetësisë i vendit Jens Spahn në një konferencë për shtyp, duke theksuar se njësitë e kujdesit intensiv në të gjithë vendin kanë filluar të mbesin përsëri pa shtretër.

Spahn u bëri thirrje të gjitha qeverive rajonale që të ashpërsojnë rregullat për ata që janë të pavaksinuar. Masat e sugjeruara përfshijnë parandalimin e personave të pavaksinuar nga hyrja në vende të caktuara publike.

Secili nga katërmbëdhjetë rajonet gjermane, ose shtetet federale, lejohet të vendosë për kufizimet e veta. Disa, si Saksonia apo Baden-Vyrtemberg, kanë zbatuar tashmë masa të ngjashme, ose janë gati t’i prezantojnë ato.

Spahn, i cili ka qenë pjesë e qeverisë së kancelares në largim Angela Merkel që nga viti 2018, deklaroi gjithashtu se dëshironte të shihte një rritje të programit të vaksinimeve përforcuese.

Në Gjermani, aktualisht rekomandohet që vaksina përforcuese të administrohet gjashtë muaj pas vaksinimit të parë të plotë me dy doza vetëm për ata mbi 70 vjeç.

(Kosova Sot Online)