8 kandidatët e VV’së për asambleistë që nuk arritën të marrin as nga 10 vota në Skenderaj

  • A.P /
  • 03 November 2021 - 16:52
8 kandidatët e VV’së për asambleistë që nuk arritën të marrin as nga 10 vota në Skenderaj

Komisioni Qendror Zgjedhor bëri publike sot rezultatet nga Qendra e Numërimit të Votave për kandidatët në kuadër të kuvendeve komunale.

Në ueb-faqen e KQZ-së tashmë janë publikuar edhe listat me numër të të gjitha votave të numëruara nga QNR-ja.

Lëvizja Vetëvendosje në garë për Kuvendin Komunal të Skenderajt kishte gjithsej 30 kandidatë, ku pesë nga këta kandidatë më të votuar për asamblistë janë:

Hysni Mehani (1 mijë e 118 vota), Xhevat Nehbiu (103 vota), Bahri Zabeli (93 vota), Abedin Mula (69 vota), Islam Bekaj (67 vota).

Hysni Mehani (1 mijë e 118 vota), Xhevat Nehbiu (103 vota), Bahri Zabeli (93 vota), Abedin Mula (69 vota), Islam Bekaj (67 vota).

Ndërsa kandidatët që nuk arritën të marrin as edhe 10 vota janë:

Shaqir Mecinaj, 10 vota

Muhamet Dervishaj, 9 vota

Jeton Rrahmani, 9 vota

Feke Dajaku, 7 vota

Etnik Seferi, 4 vota

Leonora Hajrizi, 2 vota

Aleme Muslija, 2 vota

Arbesa Halimi, 1 votë.

Këto rezultate dolën nga zgjedhjet e 17 tetorit në kuadër të komunave të vendit, ku në disa prej tyre qytetarët do të dalin sërish për të votuar për shkak se asnjë nga kandidatët nuk mori përqindjen e mjaftueshme për të drejtuar komunën që në raundin e parë.

(Kosova Sot Online)