Aksident në Prishtinë, përfshihen katër automjete

  • A.P /
  • 03 November 2021 - 20:06
Aksident në Prishtinë, përfshihen katër automjete

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në qendër të Prishtinës.

Të përfshirë në këtë aksident janë katër automjete.

Saktësisht aksidenti është shkaktuar në afërsi të Qendrës së Studentëve.

Nuk raportohet për të lënduar, por në vendin e ngjarjes është shkaktuar kolonë si pasojë e ndalimit të veturave të aksidentuara.


(Kosova Sot Online)