A iu refuzua Kurtit viza për në SHBA, flet zëdhënësi i Qeverisë

  • A.P /
  • 03 November 2021 - 21:00
A iu refuzua Kurtit viza për në SHBA, flet zëdhënësi i Qeverisë

Kryeministri i vendit Albin Kurti, së shpejti do të udhëtojë për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtë e konfirmuan nga zyra për media e Qeverisë së Kosovës, ku zyrtari i saj për informim Përparim Kryeziu, demantoi se kryeministrit Kurti i është refuzuar viza amerikane.

”Nuk është e vërtetë”, u shpreh ai kur u pyet për refuzimin e vizës për Kurtin.

”Kryeministri Kurti është i pajisur me vizë amerikane. Ai do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti. Vizita e tij është duke u planifikuar”, tha ai.

(Kosova Sot Online)