Dënohet me burg kosovari që bëri garë ilegale veturash në një autostradë në Zvicër

  • E.K /
  • 04 November 2021 - 08:08
Dënohet me burg kosovari që bëri garë ilegale veturash në një autostradë në Zvicër

Gara është zhvilluar në mes të një makine Ferrari 458 dhe një BMW M5. Shpejtësitë maksimale të matura ishin 196 dhe 191 km / orë

Dy të pandehur janë përgjigjur para Gjykatës së Qarkut Aarau për një garë ilegale makinash që ka ndodhur dy vite më parë në autostradën A1.

Bëhet fjalë për një kosovar 27-vjeçar dhe një zviceran 36-vjeçar.

Akuza i ngarkon dy personat në fjalë se kanë zhvilluar një garë të paligjshme makinash në autostradën A1 midis lokaliteteve Suhr dhe Baden-Dättwil në mes të tetorit 2019, njofton televizioni Tele M1.

Gara është zhvilluar në mes të një makine Ferrari 458 dhe një BMW M5. Shpejtësitë maksimale të matura ishin 196 dhe 191 km / orë.

Dy garuesit, jo vetëm që kishin shkelur në mënyrë të rëndë dhe shutë shumëfishtë rregullat elementare të qarkullimit, por kishin penguar dhe rrezikuar edhe shoferë të tjerë, pjesëmarrës në trafik.

Prokuroria publike ka kërkuar burg prej 24 respektivisht 30 muajsh për të dy personat, transmeton albinfo.ch. Burgu është kërkuar të ishte efektiv (jo me kusht), sepse të dy kanë precedentë penalë përkatës, për kundërvajtje në trafik.

Gjykata ka ndjekur kryesisht qëndrmin e prokurorit, por megjithatë ua ka ulur të akuzuarve dënimin për disa muaj: Të dy u dënuan përkatësisht me 28 muaj dhe 22 muaj burg dhe duhet të paguajnë edhe një gjobë.

(Kosova Sot Online)