Misteri i çuditshëm i orës që iu vodh Titos: Dikush e vuri në ankand në Hong Kong tash vonë

  • G.G /
  • 04 November 2021 - 10:47
Misteri i çuditshëm i orës që iu vodh Titos: Dikush e vuri në ankand në Hong Kong tash vonë

Ministrja e Kulturës dhe Informimit e Serbisë, Maja Gojkoviq, ka zbuluar se janë gjetur vepra arti të vjedhura, si një orë ari, që i përkiste ish-presidentit të Jugosllavisë – Josip Broz Tito.

Ministrja e Kulturës, ka bërë të ditur se vjedhja e artefakteve është një biznes shumë fitimprurës sot në tregun e zi dhe se vlera e kryeveprave të vjedhura – përveç orës – është rreth gjysmë milioni euro, raportojnë mediat serbe.

Ora, e cila i përkiste Josip Broz Titos, është zhdukur para më shumë se 10 vitesh në Muzeun e Jugosllavisë, ndërkohë që ka ekzistuar një ekspozitë e orëve që presidenti Tito i ka marrë si dhuratë ose blerë në koleksion.

Pas më shumë se një dekade, ora u shfaq në një ankand të rregullt në Hong Kong dhe u “ndalua” menjëherë.

Veç kësaj, Gojkoviq ka treguar se në Cyrih është gjetur së fundmi një pikturë, e cila është zhdukur 20 vjet më parë.

(Kosova Sot Online)