Kaq vite pas luftës, zbulohet një sekret i Putinit dhe tentativave të tij për Kosovën

  • G.G /
  • 04 November 2021 - 10:58
Kaq vite pas luftës, zbulohet një sekret i Putinit dhe tentativave të tij për Kosovën

Vladimir Putini donte që Rusia t’i bashkohej Natos por nuk donte që shteti i tij t’i nënshtrohej procesit të zakontë të aplikimit dhe të priste bashkë me shtete “që s’kishin rëndësi”, ka thënë ish sekretari gjeneral i aleancës transatlantike.

George Robertson, ish sekretari i mbrojtës nga Partia Laboriste që kishte udhëhequr Naton në kohën më të rëndësishme për shqiptarët e Kosovës, prej 1999 e deri më 2004, u shpreh se Putin ia kishte bërë të qartë në takimin e parë se Rusia donte të ishte pjesë e Evropës Perëndimore.

“Ata donin të ishin pjesë e atij perëndimi të sigurt e prosperues,” tha ai, raporton The Guardian

“Putini më tha: “Kur do të na thirrni t’i bashkohemi Natos?” dhe, [Robertsoni] ia ktheu: “Epo, ne nuk i ftojmë njerëzit t’i bashkohen Natos, ata aplikojnë dhe bashkohen.’ Ai më pas më tha: “Eh, ne s’do të presim në radhë me shumë shtete pa pikë rëndësie.’”

(Kosova Sot Online)