“Prokuroria të përgatitet për arrestime”, vjen paralajmërimi nga Tomë Gashi

  • G.G /
  • 04 November 2021 - 11:39
“Prokuroria të përgatitet për arrestime”, vjen paralajmërimi nga Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka thënë se nesër bëhen 5 vite nga vrasja e Astrit Deharit. Ai ka thënë se Prokuroria duhet të përgatitet për arrestime.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka thënë se nesër bëhen 5 vite nga tentimi i fshehjes së vrasjes së Deharit, 5 vite që urdhërdhënësit e vrasjes së tij qëllimisht nuk janë identifikuar nga Prokuroria

Postimi i tij i plotë:

PROKURORIA TË PËRGATITET PËR ARRESTIME

Nesër bëhen 5 vite nga vrasja e Astrit Deharit

Nesër bëhen 5 vite nga shtytja në vrasje të Astrit Deharit

Nesër bëhen 5 vite që urdhërdhënësit e vrasjes së Astrit Deharit qëllimisht nuk janë identifikuar nga Prokuroria

Nesër bëhen 5 vite nga tentimi i fshehjes së vrasjes së Astrit Deharit

Nesër bëhen 5 vite nga vrasja e aktivistit të LËVIZJES VETËVENDOSJE Astrit Dehari, nga i cili tentuan që të marrin deklarata vetëfajësuese në tentim për ta inkriminuar Albin Kurtin dhe LËVIZJEN VETËVENDOSJE!

#DrejtësipërAstritin

#5vite

(Kosova Sot Online)