Theret një 25-vjeçar në Prishtinë, dërgohet menjëherë për trajtim mjekësor

  • E.K /
  • 04 November 2021 - 14:38
Theret një 25-vjeçar në Prishtinë, dërgohet menjëherë për trajtim mjekësor

Rreth orës 14 :00, policia ka pranuar informatën për një person të lënduar në rrugën “Edit Durham” në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat fillestare dyshohet që viktima, një mashkull rreth 25 vjeç, ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë.

“I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, konfirmoi policia.

Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, teksa nuk raportohet për të arrestuar.

(Kosova Sot Online)