Turqia mund ta dëbojë gazetarin sirian për shkak të talljes me banane

  • A.P /
  • 04 November 2021 - 15:48
Turqia mund ta dëbojë gazetarin sirian për shkak të talljes me banane

Autoritetet turke po e shqyrtojnë mundësinë që të dëbojë një gazetar sirian shkaku i një videoje humoristike rreth pretendimeve se turqit nuk mund të blejnë banane, ndërsa refugjatët sirianë munden, tha avokati i tij të enjten.

Sirianët në Turqi muajin e kaluar publikuan video ku shiheshin duke ngrënë banane, pasi në një video në rrjete sociale u shfaq një qytetar turk që thoshte se nuk ka mundësi të blejë banane, por se sirianët po blejnë këso pemësh me kilogram.

Videot zemëruan shumë turq, duke i nxitur autoritetet që të ndalojnë shtetas të huaj për shkak të “postimeve provokuese” të tyre duke ngrënë banane. Drejtoria e Imigrimit tha se personat e ndaluar do të dëbohen.

(Kosova Sot Online)