Senatori amerikan-Faucit: Virusi i radhës mund të ketë deri në 50% vdekshmëri, mos financoni laboratorin e Wuhanit

  • A.P /
  • 04 November 2021 - 17:17
Senatori amerikan-Faucit: Virusi i radhës mund të ketë deri në 50% vdekshmëri, mos financoni laboratorin e Wuhanit

Senatori amerikan Rand Paul, debatoi përsëri me Këshilltarin kryesor të Shtëpisë së Bardhë për Mjekësinë, Anthony Fauci, në lidhje me origjinën e koronavirusit që shkaktoi pandeminë Covid-19.

Senatori Paul e akuzon Faucin se ka qenë në dijeni të eksperimenteve të rrezikshme që kryheshin në laboratorin e qytetit kinez ku mendohet se nisi pandemia, akuza që shefi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë i hedh poshtë vazhdimisht.

Gjatë një seance dëgjimore në senat këtë të enjte, Paul tha: “Viruset që nuk gjendet në natyrë dhe forcohen në mënyrë artificiale për t’u rritur infektueshmërinë janë një bast të cilin nuk mund ta vëmë. Ju vazhdoni të mohoni, por kjo mund të shkaktojë një pandemi edhe më të rëndë. Ne po vuajmë nga një pandemi që ka një normë vdekshmërie rreth 1%, por po eksperimentohet me viruse që mund të arrijnë një vdekshmëri nga 15-50%. Qytetërimi ynë mund të jetë në rrezik si pasojë e këtyre viruseve”

Por edhe një herë Fauci kundërshtoi qëndrimin e senatorit Paul, duke thënë se Instituti Kombëtar i Shëndetit nuk financon më punime në laborantin e Wuhanit.

“Nuk kam përgjegjësi për pandeminë që po kalojmë, për këtë pandemi. Ka shumë më tepër mundësi që të ketë qenë virus natyral. Ne nuk vazhdojmë të financojmë laboratorin e Wuhanit”, tha Fauci.

(Kosova Sot Online)