Çfarë po ndodh në Gjilan? Abdixhiku mbledh kryesinë e LDK’së

  • A.P /
  • 04 November 2021 - 21:29
Çfarë po ndodh në Gjilan? Abdixhiku mbledh kryesinë e LDK’së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku ka mbledhur sot në Gjilan anëtarët e kryesisë së partisë, shtabin qendror të zgjedhjeve si dhe të gjithë kandidatët që garojnë në balotazh.

Siç raportohet, kjo është bërë për koordinim të fushatës pesë ditëshe si dhe për t’i dhënë mbështetje nënkryetarit të parë të partisë, Lutfi Hazirit.

Në orët e mesditës, zyrtarët më të lartë të LDK’së janë parë duke u mbledhur në një restaurant në Gjilan.

LDK nuk ka pasur njoftim për këtë mbledhje, mirëpo kjo është raportuar nga shumë media në vend.


(Kosova Sot Online)