Shkrumbohet një veturë, shpëton mrekullisht shoferi

  • E.K /
  • 05 November 2021 - 10:59
Shkrumbohet një veturë, shpëton mrekullisht shoferi

Një automjet në Fier është përfshirë nga flakët në ecje e sipër. Njoftohet se incidenti ka ndodhur rreth orës 09:15, në aksin rrugor Levan-Vlorë.

Bëhet fjalë për një mjet tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi S.GJ., i cili nuk ka marrë lëndime.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në automjet.

Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, automjeti i cili ndodhet në anë të rrugës duket se është shkrumbuar tërësisht. 

(Kosova Sot Online)