Vidhen para në një xhami në Gjakovë

  • E.K /
  • 05 November 2021 - 11:16
Vidhen para në një xhami në Gjakovë

Persona të panjohur dje kanë vjedhur para nga arka në një xhami në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur dje, ku të dyshuarit nga arka kanë vjedhur rreth 60 euro, dhe një kartëmonedhë prej 1000 lekë

“Gjakovë, 04.11.2021-05:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur janë futur me forcë nga dritarja e xhamisë ku kanë dëmtuar dritaren dhe mbrojtësen e hekurit. Të dyshuarit nga arka kanë vjedhur rreth 60 €, dhe një kartëmonedhë prej 1000 lekë”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)